LAJMI I FUNDIT:

Andi Zeqiri pritet të rikthehet në Angli, por Brightoni mendon sërish huazimin e tij

Andi Zeqiri pritet të rikthehet në Angli, por Brightoni mendon sërish huazimin e tij

Andi Zeqiri do të rikthehet në Angli pas huazimit një vjeçar në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga ku luajti për Augsburgun.

Sulmuesi nga Kosova me pasaportë të Zvicrës zhvilloi 23 ndeshje me fanellën e klubit gjerman ku shënoi dy gola e asistoi në dy të tjerë.

Megjithatë huazimi i tij ka qenë i thjeshtë pa pasur të drejtën Augsburgu ta blej kartonin e reprezentuesit zviceran.


Brighton vështirë se do ta ndalë në radhët e veta Zeqirin dhe synon ta huazojë në futbollin anglez për të fituar edhe më shumë përvojë.

Wales Online ka raportuar se trajneri i Cardiff City, Steve Morison e pëlqen shumë sulmuesin ferizajas dhe ka kërkuar afrimin e tij në skuadër.

Cardiff City është skuadër uellsiane që bën gara në Championship dhe ka kërkuar informacione te Brighton për lojtarin ofensivë.

Nga ana tjetër Brighton synon ta huazojë lojtarin në Angli dhe së bashku me agjentin e Zeqirit po shqyrtojnë ofertat para se të marrin vendimin për të ardhmen e 22-vjeçarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori