Anderlechti përgatitet në park para sfidës ndaj “Djajve të Kuq” (Video)

Skuadra belge, Anderlecht nuk ka pasur vendin më të mirë në të cilin do të përgatiten për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës me Manchester Unitedin.
Ndërsa “Djajtë e Kuq” janë në gjendje të përdorin plotësisht qendrën e trajnimit të Carringtonit përpara ndeshjes së dytë të tyre në Ligën e Evropës ndaj Anderlechtin, kampionët belgë u detyruan të improvizojnë kushtet.
Skuadra nga Pro League po kërkon të ndërtojë diçka të mirë pas barazimit 1-1 nga ndeshja e parë në Bruksel, por ambienti në të cilin ata u lanë për të stërvitur në Manchester mungonin kushtet elementare të cilat duhet të përdoreshin.
Lojtarët u vunë re duke punuar në pjesën e Castlefield Park të qytetit të Manchesterit, me skuadrën që u nda në dy pjesë dhe luanin me një top mbi një gropë në bar.















































