Ancelotti ka folur për Vinicius dhe Topin e Artë para se Real Madridi të merrte vendimin drastik

Carlo Ancelotti tashmë ka folur për Vinicius Junior dhe Topin e Artë me Real Madridin që raportohet se ka marrë vendimin drastik për të mos marrë pjesë në këtë ceremoni.
Ceremonia e Topit të Artë 2024 do të mbahet sot (e hënë) në ‘Theatre du Chatelet’ të Parisit në Francë.
Ishte spekuluar gjerësisht se Vinicius Junior do ta fitojë këtë çmim prestigjioz pas sezonit brilant që kishte pasur me Real Madridin, aty ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.
Duke folur pas fitores së thellë me rezultat 5-2 ndaj Dortmundit, Ancelotti kishte deklaruar me shumë siguri se Vinicius do ta fitojë Topin e Artë.
“Vinicius Junior do ta fitojë Topin e Artë sipas mendimit tim, ai do ta fitojë këtë çmim. Nuk ka të bëjë me golat ndaj Dortmund. Ky het-trik do t’i ndihmojë ta fitojë Topin e Artë për sezonin e ardhshëm”, kishte thënë Ancelotti.
Sidoqoftë, raportimet e ditës së sotme nga mediat franceze dhe ato spanjolle e bën të qartë se Rodri do të shpallet fitues i Topit të Artë dhe për këtë arsye delegacioni i Realit nuk do të udhëtojë për të qenë prezent në ceremoni.
Sipas drejtuesve të klubit spanjoll kriteri për të shpallur fituesin e Topit të Artë nuk është aspak i drejtë dhe se në rast se nuk duhej ta fitonte Vinicius këtë çmim, atëherë sipas tyre do të duhej t’ia dhuronin Dani Carvajalit.
Kujtojmë se Carvajal ishte po ashtu një lojtar tejet i rëndësishëm në sukseset e Real Madridit sezonin e kaluar e po ashtu edhe në triumfin e Spanjës në Euro 2024./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lojtarët e Argjentinës thërrasin “Një minutë heshtje për Raphinha që vdiq sot” – çfarë po bënte Alexis Mac Allister?

Real Madridi donte që Alexander-Arnold ta ‘pranonte’ transferimin sipas kushteve të tyre, anglezi pranoi menjëherë

Real Madridi i pakënaqur me sjelljen e trajnerit të Spanjës, de la Fuente

Liverpool mund të fitojë ende para nga Trent Alexander-Arnold falë rregullit të ri të transferimeve

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

"Jam krenar që jam trajner i Barcelonës", Hansi Flick godet Real Madridin kur flet për orarin e ngjeshur

Usyk dëshiron të debutojë në një sport të ri dhe të luftojë me Jake Paul

Interi vështron situatën e yllit të Man Utd

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?