LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet pas fitores spektakolare ndaj Cityt, tregon edhe si i motivoi futbollistët e Realit për rikthimin

Ancelotti flet pas fitores spektakolare ndaj Cityt, tregon edhe si i motivoi futbollistët e Realit për rikthimin

Real Madridi ka arritur në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve pas një rikthimi fantastik.

Los Blancos kanë fituar 3-1 ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt dhe me rezultat të përgjithshëm 6-5 pas dy ndeshjeve kanë kaluar në finalen e madhe.

Sulmuesi brazilian Rodrygo i inkuadruar në lojë nga banka rezervë shënoi dy gola për një minutë, derisa Benzema kontribuoi me një tjetër në vazhdime për triumfin spektakolar të Realit.


Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti ka folur pas ndeshjes duke thënë se madhështia e këtij klubi është se nuk dorëzohet kurrë.

“Kjo është madhështia e këtij klubi. Reali është një klub që nuk të dorëzohet edhe kur duket se gjithçka ka marrë fund. Të jep forcë për të vazhduar, për të vazhduar, për të besuar”.

“Kemi luajtur një ndeshje kundër një rivali shumë të fortë. Kur gjithçka dukej se kishte mbaruar, ne kërkuam energjinë e fundit për ta përballuar”, tha Ancelotti.

Real Madridi sinonim i Ligës së Kampionëve, mposht Man Cityn dhe kalon në finalen e madhe
Lexo po ashtu Real Madridi sinonim i Ligës së Kampionëve, mposht Man Cityn dhe kalon në finalen e madhe

Tutje trajneri italian tha se barazimi i dha atyre avantazh psikologjik që pastaj e shfrytëzuan për të gjetur edhe golin e dytë dhe të tretin.

“Nëse barazon një ndeshje në minutat e fundit, ke avantazh psikologjik. Hyn në një dinamikë tjetër. Pjesën e parë e bëmë mirë”.

“Na mungoi pak lidhja mes linjave, luajtëm më shumë se ç’duhet me topa të gjatë. Kemi luajtur kundër tri skuadrave të afta për ta fituar Ligën e Kampionëve. Ka qenë një sukses i madh”, tha italiani.

Real Madridi feston kalimin në finale me një postim të bukur ku shihen klubet e njohura që i ka eliminuar
Lexo po ashtu Real Madridi feston kalimin në finale me një postim të bukur ku shihen klubet e njohura që i ka eliminuar

Krejt në fund ish-trajneri i Milanit, PSG-së, Bayernit e Chelseat tha se futbollistët e tij panë video nga të gjitha rikthimet që kanë bërë këtë sezon.

“Videoja motivuese që ata panë para ndeshjes ishte me të gjitha përmbysjet që kemi bërë këtë sezon. Të paktën do ta nisim finalen 0-0, kjo nuk është keq”, u shpreh Ancelotti.

Në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në kryeqytetin francez Paris. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori