Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohet një garë për vendin e parë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës dhe më pastaj një koalicion paszgjedhor ndërmjet këtyre dy partive fituese.
Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Vetëvendosje do t’i ketë 35-40 deputetë, PDK 32-35, dhe me pakicat 20, gjithsejtë bëhen 85 deputetë.
“Ky do të ishte koalicioni pas zgjedhor në të cilin kryeministri do të ishte nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës”, shkruan Tahiri.
Lexoni të plotë postimin:
“Diçka si parashikim e analizë
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te zhvillohet një garë për vendin e parë ndërmjet Lëvizjes VV dhe PDK dhe mëpastaj një koalicion paszgjedhor ndërmjet këtyre dy partive fituese.
Nëse Partia Demokratike e Kosovës del e para gjithsesi që do të përpiqet të bëje një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por nuk është e sigurt që kjo e dyta do të pranojë , me gjase që LDK në këtë rast do të parapëlqejë të rrijë në opozite duke iu nënshtruar një procesi të themeltë zgjedhjesh brenda partiake.
Vetëvendosje do t’i ketë 35-40 deputetë, PDK 32-35, dhe me pakicat 20 , gjithsejtë bëhen 85 deputetë. Ky do të ishte koalicioni pas zgjedhor në të cilin kryeministri do të ishte nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa Presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në koalicion parazgjedhor Nisma socialdemokrate do të shkojë me PDK, ndërsa AKR e Behxhet Pacollit do të shkojë me LDK, por nuk përjashtohet mundësia që të bëjë koalicion me PDK nëse kërkesat e saja nuk pranohen nga LDK.
AAK gjithashtu do të tentoj të bëjë koalicion parazgjedhor me PDK, por insistimi i saj që posti i Presidentit t’i takoj vetëm liderit të saj Ramush Haradinaj do të pamundësoj marrëveshjen.
Vjosa Osmani do të garojë në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen në zgjedhje, por si subjekt i veçantë por që pas zgjedhjeve ajo me deputetët e saj , tre ose katër do të ndahet pasi të arrihet marrëveshja e koalicionit për qeverisje ndërmjet Vetëvendosjes e Partisë Demokratike, duke e mbajtur qëndrimin që s’ka koalicion me PDK.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të del e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Kjo parti do të ballafaqohet me krizën e identitetit dhe të përcaktimit të rrugës së saj politike për të ardhmen. Do të ketë presion për kuadrot nga terreni dhe do të ketë një garë për supremacion të brendshëm që shprehet edhe si dallim i rrymave dhe i filozofive të ndryshme politike.
Është e vështirë që kjo parti ta ruaj këtë ndikim që e ka por gjithashtu nuk mund të thuhet se do të shënoj rënien nën 20 deputetë veçanërisht nëse harmonizohen pikëpamjet e Lutfi Hazirit, Avdullah Hotit e Gazmend Muhaxherit e pa ndikim nuk do të jenë as Sfarça e Veliu.
Isa Mustafa do të mundohet të ruajë ekuilibrin dhe neutralitetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe