Gazetari dhe analisti nga Beogradi, Radomir Dimiq, ka ndarë përshtypjet e tij lidhur me protestën studentore që tronditi Serbinë më 15 mars, duke e përshkruar si një moment historik.
Dimiç ka theksuar se ky ka qenë një nga tubimet më të mëdha që ka ndodhur në Serbi, duke arritur rreth 800 mijë protestues.
Teksa mesazhi kryesor i studentëve, sipas Dimiq, ishte i qartë: Ata kërkojnë që presidenti Aleksandar Vuçiq të largohet dhe të lirojë institucionet që ai ka uzurpuar.
“Përshtypja ime është që e kemi pasur një tubim më të madh në historinë e Serbisë. Pra protesta studento-qytetare me afro 800 mijë protestues, sipas shënimeve të ekspertëve të Serbisë dhe të huaj. Pra, çka është mesazhi i studentëve: Boll më Aleksandar Vuçiq, liroi institucionet të cilat i ke uzurpuar. Nuk ki më legjitimitet dhe as autoritet për ta udhëhequr shtetin serb dhe shoqërinë që e ke sëmurë. Kështu mund të definohet mesazhi i studentëve. Unë uroj studentet që nuk lejuan incidente, që ata kanë të gjitha meritat që nuk ndodhën gjëra të planifikuara nga pushteti”, ka thënë Dimiq në TV Dukagjini.
Më tej Dimiq thekson se pavarësisht reagimeve të pushtetit dhe përdorimit të “armëve sonike” për të shpërndarë protestuesit, studentët dhe qytetarët e Serbisë nuk do të ndalen.
Sipas tij, regjimi i Vuçiçit ka realizuar një “sulm terrorist” ndaj qytetarëve të vet dhe tani kërkohet një hetim ndërkombëtar për veprimet e tij.
“Vuçiq ndoshta mendon për veten që u forcua. Unë mendoj që jo. Sepse studentëve nuk ndalen, se ai përdori kundër tyre armën sonike për t’i shpërndarë protestuesit. Regjimi bëri një sulm terrorist ndaj studentëve dhe qytetarëve të vet. Tani kërkohet përgjigjja e tij. Kërkohet hetimi ndërkombëtar”, ka shtuar ai.
Dimiç parashikon se situata do të përkeqësohet dhe do të radikalizohet, duke theksuar se për Vuçiçin mbetet vetëm një mbështetje shumë e kufizuar, kryesisht nga serbët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës.
“Mendoj që do të problematizohet çdo gjë në Serbi. Do të radikalizohen (protestat) sepse nuk e pranojnë shtetin e vetëm një njeriu, i cili quhet Aleksandar Vuçiq. Po të isha në vend të Vuçiq do të brengosesha se kam mbetur vetëm. Ai ka mbetur vetëm. Atë e mbështesin vetëm serbët e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës”, ka shtuar Dimiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren