LAJMI I FUNDIT:

Analisti Naim Rashiti tregon se si do të duket marrëveshja për formimin e Qeverisë

Analisti Naim Rashiti tregon se si do të duket marrëveshja për formimin e Qeverisë

Analisti politik, Naim Rashiti ka bërë një parashikim se si do të duket marrëveshja për formimin e Qeverisë së re, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria e re duhet të përbëhet nga 15 ose 16 ministri. Sipas Rashitit, LVV duhet të marrë postin e kryeministrit si dhe 6 ministri, LDK duhet të marrë zv.kryeministrin e parë dhe 7 ministri, kurse minoritet duhet të marrin 3 ministri.

Rashiti ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se kur të vjen koha, shefat e grupeve parlamentare të LDK dhe LVV propozojnë me konsensus kandidatin për President, me kusht që kandidatura të jetë i pranueshëm së paku edhe për një pjesë të opozitës, pra më shumë se votat e koalicionit qeverisës.


“Në rast të dështimit të këtij kandidati, sipas të njëjtës procedurë, shefat e grupeve parlamentare të LDK e LVV të marrin miratimin e opozitës për kandidatin/en tjetër për President. Natyrisht, posti i Presidentit nuk duhet të mbetet i rezervuar për liderët politik. Partitë parlamentare duhet të kërkojnë një kandidat (një nga deputetet apo përfaqësuesit politik) I cili merr mbështetje më të madhe politike në kuvend”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se nëse LVV dhe LDK zvarrisin procesin e formimit të institucioneve për shkak të balancimit të forcave, ato do të bëjnë atë çka qeveritë e kaluara kanë bërë, siç ka thënë ai “asgjë ndryshe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori