Përveç pagave deputetët e Kuvendit të Kosovës gëzojnë edhe përfitime tjera financiare derisa ushtrojnë mandatin e përfaqësuesit të popullit, siç janë mbulimet e shpenzimit të karburantit.
Gjatë kësaj jave janë publikuar shpenzimet e deputetëve të Kosovës për udhëtime në seancat e Kuvendit.
Një listë me emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë marrë mijëra euro nga shteti për shpenzime të udhëtimit, ka ngjallur reagime të shumta.
Por ka deputetë të tillë që edhe pse jetojnë në Prishtinë, kanë përfituar benificione në emër të udhëtimit.
Në “Debat Plus” analistët kanë debatuar në lidhje me këtë temë.
Vehbi Kajtazi thotë se parimisht kompensimi i deputetëve udhëtarë është i rregulluar me ligj dhe ata nuk duhet gjykuar për këto përfitime.
“Por a është e moralshme të merren këto mjete që shkojnë deri në 820 euro kur dihet se një kategori e njerëzve jetojnë në varfëri. Moralisht janë goditur edhe një pjesë e deputetëve të LVV-së që kanë kritikuar të tjerët për shpenzim të parasë publike. Mirëpo me prokurorinë duhet të merren ata deputetë që kanë mashtrua pasi ata kanë banesa në Prishtinë, derisa nga ana tjetër përfitojnë kompensime të udhëtimit”, deklaroi Kajtazi.
Ylli Hoxha thotë se integriteti i deputetëve edhe në aspektin financiar duhet të jetë i mbrojtur.
“Deputetët duhet të jenë të paguar që të mund të kryejnë detyrat e tyre pa u cenuar…Baza e përgjegjësisë duhet të bie mbi partitë që nuk i kanë udhëzuar deputetët që kur të plotësojnë formularin të kenë kujdes…Për mua më shqetësuese është se 67 deputetë jetojnë në Prishtinë. Jeto në Prishtinë e përfaqëso Rahovecin, kjo nuk shkon”, deklaroi Hoxha, përcjell Telegrafi.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se është defekt i sistemit zgjedhor që deputetët nuk janë të përfaqësuar në zona zgjedhore.
Ai thotë se megjithatë një deputetë që nuk e tregon saktë vendbanimin për të përfituar benificione të udhëtimit nuk ka integritet.
“A është në rregull që deputetët të marrin pagë të rregullt, të paguhen për pjesëmarrje në seanca, për pjesëmarrje në komisione parlamentare e të paguhen për shpenzime të udhëtimeve. Deputetët mashtrues nuk duhet të marrin mbështetjen e popullit”, deklaroi Mushkolaj.
Albert Krasniqi nga organizata “Demokracia Plus” thotë se ligji për benificionet e deputetëve është miratuar në vitin 2010 dhe sipas tij në atë kohë është miratuar me 74 vota dhe vetëm 2 kanë qenë kundër.
“Në atë ligj ishte paraparë edhe pensioni suplementarë ku ata deputetë që kanë shërbyer një mandate ta kenë gjysmën e pagës gjatë gjithë jetës, e deri në 70% të pagës për ata që kanë pasur tri mandate. Avokati i popullit e kishte konsideruar “dhuratë që deputetët i kishin bërë vetes”. E dyta rregullorja tregon se si bëhet kompensimi i shpenzimeve të udhëtimeve. Por në Kosovë ka dalë se ka pasur abuzime dhe kompensimi është bërë vetëm me një nënshkrim”.
Krasniqi thotë se megjithatë kompensimi i shpenzimeve të udhëtimeve është praktikë që e bën gjithë bota.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Visar Ymeri thotë se deputeti duhet t’i ketë disa privilegje në republikat parlamentare.
“Në republikat parlamentare deputeti është personi më i rëndësishëm në vend. Në Kosovë më shumë fonde ndahen për RTK-në si medium publik se për Kuvendin e Kosovës”.
Ymeri thotë se me publikimin e listave ka pasur më shumë sulme ndaj disa deputetëve të caktuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker