LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Shqiponja dhe kryqi janë skenare të vjetra dhe pa vlerë

Analistët: Shqiponja dhe kryqi janë skenare të vjetra dhe pa vlerë

Sipas mendimit të analistëve politik dhe sektorit joqeveritar, shqiponja në Çair dhe kryqi në Butel janë skenare të vjetra dhe pa vlerë të keqpërdorimit të ndjenjave kombëtare dhe fetare në funksion të pikëve politike parazgjedhore dhe mjegullimit të mundësive që funksionerë të lartë shtetëror të japin përgjegjësi para Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi.

Xhabir Deralla nga OJQ ”Civil” thotë se me këto skenare krijohet një perde tymi për të zhvendosur hetimet për krimet e tyre, kurse Bojan Mariçiq deklaron se kjo është një mundësi e fundit për ta varrosur Marrëveshjen e Përzhinos dhe për t’i ikur përgjegjësisë penale.

Ndërkaq, analisti Ramadan Ramadani thekson se dallimi me kalanë është se në atë kohë kishte popull nga të dyja palët, kurse në këtë rast janë të pranishëm funksionerë shtetëror dhe partiak të përkatësisë shqiptare dhe maqedonase.


Në debat ishte i pranishëm edhe zv. ministri shtesë i financave, Kire Naumov, i cili shtoi se financat tregojnë që çdo herë, në periudhë zgjedhjesh, pushteti i keqpërdor paratë e shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori