Në Shqipëri, studiues të pavarur dhe politikanë të opozitës pohojnë se fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhejt vendore erdhi më së shumti me gjendjen e rëndë, ku gjendet sot Partia Demokratike.
Ata mendojnë se qytetarët e braktisën Partinë Demokratike, sepse ajo u shfaq e përçarë, pa alternativë dhe konfliktuale dhe se rimëkëmbja thelbësore e saj do të tjetërsojë zhvillimet politike në Shqipëri.
Studiuesi Afrim Krasniqi thotë se në zgjedhjet vendore nuk u paraqit një opozitë reale, ndaj qytetarët refuzuan opozitën.
“Ka një refuzim masiv të qytetarëve të pavendosur, të qytetarëve të moderuar, të votuesve të rinj dhe njerëzve kritikë të këtij vendi për ofertën e opozitës. Ata kërkojnë që Shqipëria të ketë një alternativë. Mospjesëmarrja në zgjedhje i dedikohet bojkotit, që ata I kanë bërë ofertës së opozitës, e cila nuk ishte një ofertë në emër të opozitës, por ishte një lloj oferte personale dhe një luftë personale e lidershipit të opozitës”, thotë Krasniqi.
Studiues të tjerë vlerësojnë se demokracia shqiptare është në rrezik, sa kohë që qeveria qendrore dhe ajo vendore janë simetrike, dhe se harta njëngjyrëshe e pushtetit vendor nuk sjell asnjë të mirë.
Studiuesja Nevila Xhindi thekson se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet vendore të 2019 dhe projekti i mbrapshtë indivdual i asaj kohe, shkaktuan krizën disa vjeçare, braktisjen e sotme nga qytetarët dhe traumatizimin e elektoratit shqiptar.
“Unë lexoj dy momente: kemi një bojkot të zgjedhjeve vendore dhe kemi një opozitë të vdekur. Pra, demokracia është në rrezik të madh. Njerëzit bojkotuan projektin politik individual të të djathtës shqiptare, si dhe bojkotuan projektin politik të opozitës shqiptare, e cila ishte e thërrmuar, multipolare dhe nuk nxori asgjë”, thotë Xhindi.
Në radhët e deputëteve opozitarë gjendja është po aq e vështirë. Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj, nënkryetari opozitar i Kuvendit, thotë se rezultatet e zgjedhjeve vendore janë një katastrofë elektorale për opozitën.
“Qytetarët shprehën lodhjen e tyre ndaj gjendjes së opozitës, plot përçarje dhe gjuhë të ashpër kundër njëri tjetrit, deri në përplasje fizike mes tyre. Afro 200 mijë vetë e braktisën atë, duke qëndruar në shtëpi, sepse gjuha e konfliktit me SHBA-në dhe botën perëndimore e zotit Berisha nuk u pëlqeu demokratëve”, thotë Gjekmarkaj.
Ai nuk përjashton përjashton abuzimet e socialistëve me pushtetin dhe me votën, por pranoi se në zgjedhje nuk kishte një frymë pro opozitës.
“Nëse Foltorja bunkerizohet dhe Berisha vazhdon me të njëjtën gjuhë, duke ndenjur në krye të saj, bashkë me grupin e vet, që nuk shkëlqen më në asgjë, dhe nëse grupi tjetër do të bëjë zgjedhje, duke u quajtur Partia Demokratike pa qenë Partia Demokratike, se partinë e përbëjnë njerëzit, atëherë ne do të kemi një luftë të vazhdueshme, një asgjësim dhe një vetëvrasje politike”, thotë zoti Gjekmarkaj.
Studiuesit janë ende skeptikë nëse Patia Demokratike do të rimëkëmbet shpejt, edhe pse theksojnë se Shqipëria ka nevojë jetike për reformimin e saj.
Krasniqi thotë se grupi parlamentar, që duhet ta bëjë reformën është i dobët, i përçarë, klientelist dhe jo përfaqësues.
Ai thekson se interesat e politikanëve, që përfaqësojnë sot opozitën nuk përputhen me interesat që ka sot shoqëria shqiptare.
“ Nuk ka një formulë matematike, që dikush të largohet dhe dikush të vijë, por është qartësisht e dukshme që qytetarët shqiptarë nuk janë të gatshëm të votojnë për individë, që janë provuar gjatë tranzicionit dhe që në fushatën e fundit u investuan më shumë në retorikën kundër SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë perëndimorë se sa kundër sistemit korruptiv dhe oligarkik në Shqipëri”, thotë Krasniqi.
Studiuesit vlerësojnë se demokracia e cënuar brenda partive politike dhe brenda forumeve të tyre rinore pengon daljen e grupimeve reformatore me frymë të re, duke cënuar edhe demokracinë e gjithë vendit.
Xhindi thotë se zgjedhjet e fundit ishin një thirrje dhe një mësim për opozitën shqiptare.
Ajo theksoi se rikonceptimi i të djathtës, e mbështetur nga një frymë e re motivuese, nuk do të ndodhë lehtë, por duhet të ndodhë, nëse duhet shmangur nga zgjedhjet e 2025 e njëjta gjendje e zymtë dhe një Shqipëri njëngjyrëshe.
“Nevojiten njerëz të rinj, me një filozofi të re për ta rikonceptuar të djathtën si një parti, që do të japë shpresë në këtë vend. Ndryshe situata në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë risi. E lexojmë në të përditshmen e trishtë të këtij vendi, se njerëzit emigrojnë sepse nuk ka shpresë ky vend dhe shpresën në këtë vend e sjell opozita shqiptare”, thotë zonja Xhindi.
Nga ana tjetër, Gjekmarkaj mendon se grupimet në Partinë Demokratike nuk duhet të nxitojnë për të zgjedhur drejtues të rikthyer, Foltorja duhet të ndalë revanshin folklorik dhe agresivitetin absurd, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha duhet të tërhiqet mënjanë dhe të krijojë hapësirën, që dy pjesët e PD të përpiqen për një themelim të ri të opozitës, një opozitë e re pa i humbur mbështetësit e vjetër.
“Grupet nuk duhet të ekstremizohen, dhe të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë e të flasin për beteja të reja apo fitore të reja. Kjo do ta kthente tragjedinë në një komedi. PD zyrtare nuk duhet të ngutet për të zgjedhur forumet drejtuese në këtë gjendje të rëndë, por të krijojë hapësirë dhe kohë, dhe të pezullojë veprimtaritë e parashikueshme për të zgjedhur drejtues të rikthyer, çka do të ishte një vetëvrasje tjetër. Nëse PD duhet të shpëtohet, mendjet duhet të ftohen dhe PD të ripërcaktohet”, thotë Gjekmarkaj.
Sipas tij, Partia Demokratike duhet të rindërtojë marrëdhëniet e saj me shoqërinë, me ide të reja, dhe dinamikë të re dhe të kryejë një rithemelim të vërtetë me njerëz të rinj dhe pa dy ish kryetarët e saj, Berisha dhe Basha, të cilët janë përgjegjësit kryesorë të kësaj gjendjeje.
“Partia Demokratike nuk ka nevojë të shkojë menjëherë në zgjedhje të nxjerrë një lidership. Ajo ka nevojë të rithemelohet prej së vërteti nga pikëpamja ideologjike, nga pikëpamja praktike, dhe të shkohet pas disa muajsh, pasi të jetë kryer bashkimi dhe integrimi normal drejt një lidershipi të ri, i cili nuk duhet të jetë as Sali Berisha as Lulzim Basha”, thotë zoti Gjekmarkaj.
Analistët e jetës politike në vend mendojnë se Partia Socialiste ka fituar shumë bashki me numra minimalë të saj, ka njësuar veten me shtetitn, dhe ka krijuar një sistem klientelist të rrezikshëm për Shqipërinë, sepse bllokon reformat dhe hapësirën demokratike në Shqipëri.
Studiuesi Afrim Krasniqi thotë se ky sistem asfiksues është bërë tani më i fuqishëm se sa vet Partia Socialiste, sepse militantët votojnë çdo herë në uniformitet.
“Partia Socialiste nuk është reformatore dhe nuk u bë asnjë debat për decentralizimin, për integrimin europian, për reformat e mëdha si një vend në pritje të anëtarësimit në BE. Fuqia e PS për reforma është kufizuar ndjeshëm, por fuqia e Partisë Socialiste për të reformuar vetveten është e pamundur në këtë situatë. Në 15 bashki kryesore nuk ka konkurrencë dhe as llogaridhënie, rizgjidhen të njëjtët njerëz me të njëjtën numër votash, kjo dmth që fiton sistemi dhe jo individët”, thotë Krasniqi.
Ai shtoi se qeveria u përfshi me gjithë segmentet e saj në fushatë, përdori buxhetin, administratën dhe gjithë burimet e tjera, madje edhe kërcënoi se bashkitë që nuk do të votonin për socialistët nuk do të merrnin fonde.
Ndërsa studiuesja Nevila Xhindi thotë se qeveria rimori po ato bashki, që më herët i kishte falë bojkotit të opozitës nga vitit 2019, edhe pse shumë prej tyre janë në pragun e një falimenti ekonomik.
“Kjo gjendje është një pezulli në regres dhe me pasoja të jashtëzakonshme për autonominë vendore. Nga ana tjetër, qytetarët e kishin lexuar qartë se çfarë po ndodhte me të djathtën shqiptare dhe me opozitën shqiptare”, thotë Xhindi.
Bojkotimi i Kuvendit dhe i zgjedhjeve vendore pohojnë analistët, dëmtoi rëndë vet Partinë Demokratike me tensionet që u shkaktuan, ndërsa kthimi në institucione dhe rindërtimi I saj ende duket procese tejet të vështira. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025