Kritikat se ambasadorit të SHBA-së në Serbi Christopher Hill, se Kosova nuk ka qenë konstruktive në takimin e fundit me Serbinë, analistët shqiptarë e serbë po i shohin si strategji të shmanget dhuna e të nxiten palët për marrëveshje
“Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika”.
Kjo deklaratë e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, e bërë pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, u komentua gjerësisht në opinion, por njohës të zhvillimeve politike, thonë se ajo i referohet vetëm një çështjeje të caktuar.
Dhe kjo, sipas Agon Maliqit, ka të bëjë vetëm me atë që insiston më së shumti Serbia, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Pritshmëria e SHBA-së është që ndërkohë që e mbështesin Kosovën për shtrirjen e sovraniteti në veri, Kosova të tregojë gatishmëri që të flas për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë dhe këtu bëhet fjalë edhe për asociacionin”, ka thënë Maliqi.
Deklarata thumbuese për Qeverinë Kurti sipas Maliqit tash mund të dëgjojmë më shpesh nga Ambasadori Hill.
“Vërejtja që i drejtohet Kosovës mendoj që SHBA e ka gjetur kanalin edhe kjo është një vërejtje të cilën administrata e ka ndaj Kosovës. Ndoshta është për ta që këtë ta thotë z. Hill sesa ta thotë z.Hovenier apo edhe Escobar të cilët kanë raporte pune me Qeverinë dhe kryeministrin Kurti”, ka shtuar ai.
Megjithatë qëllim tjetër i SHBA-së, sipas tij është edhe afrimi i Serbisë me Perëndimin.
Me këtë konstatim pajtohen edhe analisti serb, Ognjen Gogiq i cili shton se SHBA po dëshiron ta shmangë dhunën dhe përfshirjen e Rusisë.
“Hill nuk mendoj se po e kritikon palën kosovare por ai po tenton të tingëllojë më shumë si balansues. Përderisa po e mbajnë Serbinë të hapur për kompromis ata po mundohen që të kenë lëshime apo ndonjë konsensus nga Kosova. Ne duhet ta kuptojmë se për amerikanët prioritet është që të shmangin çfarëdo situate që del nga kontrolli…Para së gjithash amerikanët po dëshirojnë ta parandalojnë dhunën sepse ata frikësohen se Rusia mund të infiltrohet”, ka theksuar Gogiq.
Gogiq pjesë e shoqërisë civile në Mitrovicën Veriore vlerëson se Serbia është treguar konstruktive në takimin e fundit, dhe po vazhdon të nxitet nga Christopher Hill.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Ambasadorit se pala kosovare nuk ka qenë konstruktive në takimi me palën serbe./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?