Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini përfaqësuesit e LDK-së kanë debatuar me analistët dhe kanë shpalusur programin e tyre.
Në “Analizën Zgjedhore” analistët kanë komentuar paraqitjen e përfaqësuesve të LDK-së në debat.
Ilir Mirena ka thënë se premtimet e përfaqësuesve të LDK-së për zvogëlim të numrit të ministrive e të ngjashme nuk dallojnë nga ato të përfaqësuesve të subjekteve tjera politike.
Mirena ka thënë se nga ana tjetër është e çuditshme se si përfaqësuesit e LDK-së asnjëherë nuk i pranojnë gabimet e së kaluarës në qeverisje që partie e tyre ka pasur, përcjell Telegrafi.
Arton Demhasaj ka thënë se Arben Gashi është përfaqësuesi i parë i LDK-së që pranoi se ka pasur gabime nga kjo parti në kohën e punësimeve në institucione të ndryshme publike dhe misione diplomatike.
Megjithatë Demhasaj ka thënë se LDK nuk mund të harrojë keqpërdorimet që kanë bërë zyrtarët e saj përfshirë edhe kryetarët aktual të komunave, e të merren vetëm me keqpërdorimet e partive tjera.
Teuta Gashi thotë se deklaratat e Arben Gashit se në qeverisjen dy vjeçare të Isa Mustafës janë punësuar 60 mijë persona nuk janë të sakta.
Ajo thotë se mund të ketë pasur zëvendësime për shkak të pensionimeve, por 60 mijë vende të reja pune sipas saj nuk kanë mundur të hapen.
“Edhe rritja ekonomike prej 6% siç tha zonja Bajrami nuk është e mundur”, tha Gashi.
Armend Muja ka thënë se është e vërtet që në qeverisjen e Isa Mustafës ka pasur një rritje ekonomike por sipas tij hapje të vendeve të punës nuk ka pasur.
Ai ka thënë se çdo qeveri në Kosovë ka dështuar në aspektin e punësimit. Sipas tij për dhjetë vite në Kosovë janë krijuar diku 6 mijë vende të reja puna.
Luljeta Aliu ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë një pikë të ngjashme sa i përket punësimit të të rinjve.
Ajo thotë se është një “hile” që po e bëjnë këto parti me premtimin se do të subvencionojnë ndërmarrjet për të punësuarit e ri.
“Këtë po e bëjnë në pamundësi për punësuar njerëzit siç kanë nevojë”, tha Aliu.
Bekim Kabashi ka thënë se kanë të drejtë t’i besojnë Vjosa Osmanit, pasi ajo ende nuk është parë në qeverisje.
Sipas Kabashit LDK-në sonte e përfaqësoi një ish-ministre e cila sipas tij është ngritur në karrierë njëjtë si Osmani, duke kritikuar ashpër PDK-në./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama