LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Gruevski po humb edhe aleatët serb (Video)

Analistët: Gruevski po humb edhe aleatët serb (Video)

Institucionet shtetërore duhet të shqyrtojnë me seriozitet deklaratën e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiç i cili tha se Serbia ka gabuar që ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, vlerësojnë analistët për televizionin Alsat-M, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Daçiq e ka thënë deklaratën ose analizën me emocione, por kjo ka edhe pasoja tjera meqenëse të gjithë ne e dimë se vjen një kohë kur Serbia po ashtu fuqizohet duke marrë përkrahjen nga Rusia si dhe duke lënë hapësirë për zhvillimin e neonacizmit ose xixave tjera për konflikte të mundshme në rajon. Kjo është çështje serioze dhe besoj se Serbia nuk e mendon me seriozitet atë që e ka thënë Daçiq”, tha Albert Hani, analist.

Retorika e Daçiqit është e para e llojit të tillë nga ana e Serbisë, e cila është e habitshme dhe e pakuptueshme në angazhimet për marrëdhënie të mira fqinjësore, vlerësojnë nga Instituti për Politika Evropiane. Megjithatë, sipas tyre ky qëndrim i tij është rezultat i ndikimit të dobët të diplomacisë së Maqedonisë.


“Nga ana jonë e medaljes megjithatë, ajo tregon një politikë të jashtme të pafuqishme, pozita jonë bie pingul në rajon, dhe kjo është gjithashtu diçka që duhet të na brengosë. Ajo që është urgjentisht e nevojshme për Maqedoninë, është rimëkëmbja e saj e brendshme e cila do mund të reflektohet më vonë me një politikë të jashtme të forcuar, dhe në çdo rast prioretizimi i marrëdhënieve me fqinjët”, deklaroi Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se vendi tij ka gabuar që ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, kjo për shkak se Maqedonia ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai tha se me njohjen e Maqedonisë serbët i kanë fyer vëllezërit e tyre grekë. Ndërkohë kreu i Partisë Liberal Demokratike Çedomir Jovanoviq qëndrimin e këtillë të shefit të diplomacisë serbe e cilësoi përkeqësim me vetëdije të marrëdhënieve duke quajtur Daçiqin “nacionalist i vetëdijshëm”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori