Tensionet që janë rritur mes Kosovës dhe Serbisë me vendosjen e barrikadave në veri të vendit nga serbët, ka bërë që të aktivizohen të gjitha institucionet ndërkombëtare për të ulur paksa këto tensione.
Megjithatë edhe shumë politikanë e analistë në Serbi mendojnë se ato nuk janë vendosur për të mbrojtur “interesat e serbëve” por për të mbrojtur Millan Radoiçiqin i njohur për krim të organizuar dhe kontrabandë, transmeton Telegrafi.
Siç raporton Danas, bashkëbiseduesit e këtij mediumi serb janë pyetur nëse barrikadat e Aleksandar Vuçiqit janë vendosur në veri të Kosovës për të “ruajtur” Radoiçiqin apo qytetarët serbë.
Sipas Radomir Lazoviqit, deputetit të Kuvendit të Serbisë, Beogradit nuk i bën fare përshtypje për jetët e serbëve në Kosovë.
I pyetur nëse “po ruajnë” popullin serb në barrikada apo grupet mafioze që kontrollojnë veriun dhe që kanë lidhje me Beogradin, ai tha se “Situata në Kosovë është e komplikuar falë kriminelëve që kanë lidhje me Beogradin. Si në çdo çështje tjetër, Partia Përparimtare serbe ka hyrë thellë në krim, ndaj Millan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq shpërblehen me tenderë për ndërtimin e infrastrukturës, për të shtruar rrugët në Beograd dhe për të rregulluar disa gjëra që janë të nevojshme për Vuçiqin në Kosovë”.
Sipas historianit Milivoje Beshlin, barrikadat janë barrierë për normalizimin e jetës në veri të Kosovës, janë barrierë për luftën kundër krimit dhe përpjekjet për vendosjen e sundimit të ligjit.
“Qëllimi i tyre kryesor është të ruajnë gjendjen e konfliktit të ngrirë si një interes rus të klasit të parë, në mënyrë që ky konflikt, me dëshirën e regjimit në Kremlin, të shkrihet dhe fronti ballkanik të hapet si rezervë e nevojshme, front për Putinin – thotë i intervistuari i Danas.
Ai shtoi se “pikëpamjet dhe qëllimet unike të të gjitha ish regjimeve në Beograd, si dhe pothuajse të gjitha strukturave opozitare, janë plotësisht në përputhje me qëllimet e ushtrisë kriminale të Putinit”.
“Fronti ballkanik është i nevojshëm për Putinin për të maskuar humbjen poshtëruese ruse në Ukrainë. Çdo përpjekje e regjimit të Vuçiqit dhe strukturave të tij kriminale për të qenë përfaqësues i Rusisë në Ballkan, na çon drejtpërsëdrejti në një katastrofë që ende nuk është e armatosur, por as e përjashtuar”, tha për fund Beshlin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit