Është emër mjaft i dashur për publikun dhe tashmë ka mbledhur fansa të shumtë gjithandej.

Fjala është për këngëtaren nga Peja, Ana Kabashi, e cila i mban tejet afër fansat me postime të llojllojshme në rrjetet sociale.


Në atë Instagram, ajo së fundmi ka sjellë një fotografi joshëse në bikini, teksa e shoqëron me një mesazh domethënës.

annakabashi 66126526 635954890238913 1070571832563601235 n Ana Kabashi (Foto: Instagram/annakabashi)

"Qëndroni të përulur, je falënderues, ruaje zemrën tënde dhe puno shumë. Ju mund të rrëzoheni disa herë por askush nuk mund të ju marrë atë që keni. Ju jeni i veçantë në rrugën e juaj, duaje veten tënde më shumë, vlerësoje veten tëndë më shumë dhe ata do ju vlerëosojnë juve. Jini e egër për veten tuaj", ka shkruar mes të tjerash bukuroshja shqiptare.

Ana këtë vit solli disa këngë të reja, kurse i fundit projekt i lansuar nga ajo është bashkëpunimi me motrën e saj, Artën dhe Beraton  "Papa".

Zeshkania është prezente edhe në koncerte, ku shquhet për interpretimet 'live' që bën. /Telegrafi/