Please enter at least 3 characters.

Zyrtarizohet modeli i ri i telefonit Android, OnePlus

2016/01/zyrtarizohet-modeli-i-ri-i-telefonit-android-oneplus_hd.jpg

Për më shumë, çmimi i OnePlus është edhe më i lirë sesa është pritur nga konsumatorët, pasi që kostoja e telefonit fillon prej 269 euro (versioni me 16GB), dhe i njëjti do të jetë në dispozicion në 16 tregje të ndryshme.

Përveç pamjes së jashtme e cila është mbresëlënëse, OnePlus është i hollë vetëm 8.9mm, me kënde prej 4.66mm.

Siç është thënë edhe më herët, ekrani i telefonit është 5.5 inç në 1080p Full HD me LTPS dhe TOL (Touch on Lens), e mbrojtur Corning Gorilla Glass procesorin 3, 2.5GHz quad-core Qualcomm Snapdragon 801, Adreno 330 GPU, 3GB of LP-DDR3 RAM, lidhjet 4G LTE, 16/64GB memorie, pa mbështetje për microSD, kamerën e pasme me 13-megapixel me 6-lens Sony Exmor dhe f/2.0 aperture, LED flash të dyfishtë dhe mbështetje për 4K video.

Kamera e përparme e telefonit është me 5 mega-piksel, dual-band 802.11 b/g/n/ac Wi-Fi Bluetooth 4.1, NFC, GPS, GLONASS dhe baterinë me 3100mAh. / Telegrafi /