Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Tottenhami ia zgjat kontratën Alderweireldit

2019/01/Alderweireld-2.jpg
237:"CARDIFF, WALES - JANUARY 01: Toby Alderweireld reacts during the Premier League match between Cardiff City and Tottenham Hotspur at Cardiff City Stadium on January 1, 2019 in Cardiff, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Tottenham Hotspur ia ka rinovuar kontratën edhe për një vit mbrojtësit belg, Toby Alderweireld.

Mbrojtësi belg ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe pritej të largohej në verë nga Tottenhami.

Megjithatë, kur skuadrat mendonin se do ta merrnin lojtarin falas atëherë Tottenhami u shfaq duke ia rinovuar kontratën.

Tottenhami ka shfrytëzuar të drejtën e tyre për të aktivizuar automatikisht mundësinë e rinovimit njëvjeçar.

"Klubi mund të konfirmojë se ne kemi aktivizuar mundësinë për të zgjatur kontratën e Toby Alderweireld deri në vitin 2020".

"Mbrojtësi reprezentues i Belgjikës ka bërë 135 paraqitje për ne deri më sot që prej nënshkrimit nga Atletico Madrid në vitin 2015".

"I paraqitur 88 herë për vendin e tij, Toby filloi karrierën e tij profesionale në Eredivisie me Ajaxin para se të transferohej në Madrid në vitin 2013".

"Prezantimi i tij i parë në Ligën Premier erdhi gjatë një huazimi sezonal në Southampton në sezonin 2014/15 para se të bashkohej me ne", thuhet në njoftimin e Tottenhamit. /Telegrafi/