Zyrtare: Talat Xhaferi kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë (Dokument)
Talat Xhaferi tanimë njihet si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë edhe zyrtarisht nga Ndërmarrja Publike ''Gazeta Zyrtare e Maqedonisë'', kështu shkruan ky institucion pas përditësimit të vendimit në ueb faqen e tyre, shkruan Telegrafi Maedoni.
Publikimi mban numrin: 53 nga 08.05.2017:
''Vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë''
Ndryshe, Talat Xhaferi u votua me 61 vota nga deputët në Kuvendin e Maqedonisë që tanimë bëjnë shumicën e re parlamentare. Pas votimit të tij, krisi dhuna në Kuvend nga protestuesit që hynën në shtëpinë ligjvënëse me anë të dhunës, ku u lënduan disa deputetë dhe gazetarë. Kjo njihet si e enjtja e zezë.
Prej këtij momenti është aktivizuar edhe letra e dërguar nga Xhaferi deri tek kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov për ta njoftuar se në Kuvend ka shumicë të re parlamentare dhe në afat prej 10 ditëve ai duhet ta jep mandatin për krijimin e qeverisë së re./Telegrafi/


