Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ribery rinovon kontratën me Bayernin

2018/05/Ribery.jpg
244:"MADRID, SPAIN - MAY 01: Franck Ribery of Bayern Munich during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Skuadra gjermane, Bayern Munich ka blinduar yllin francez, Franck Ribery, edhe për një vit.

Ribery ishte afër të mbyllte karrierën e tij në Allianz Arena pas po luante sezonin e fundit.

Megjithatë, Bayerni ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së anësorit francez.

Bayern dhe Ribery kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për një sezon.

Ky vazhdim i kontratës e ka bërë të lumtur shumë francezit, pasi e sheh Bayernin si shtëpinë e tij.

"Jam shumë krenar që kam një vit tjetër në këtë klub të madh. Munich është si njër shtëpi për mua dhe familjen time dhe jam shumë krenar që do ta bart fanellën e Bayernit edhe për sezonin e ardhshëm".

Ndryshe, 35-vjeçari ka zhvilluar plot 11 sezone te Bavarezët duke zhvilluar edhe plot 599 ndeshje.

Në këto 599 paraqitje, francezi ka shënuar edhe 149 gola, ku ka fituar edhe shumë trofe në Gjermani dhe Evropë. /Telegrafi/