Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Remy huazohet te Getafe nga Las Palmas

2018/01/Loic-Remy.jpg
129:"Loic Remy during the Liga match between Las Palmas and Athletic Bilbao on 17th September 2017 Photo : Ojeda / Marca / Icon Sport
18:"Marca / Icon Sport

Getafe ka njoftuar se ka huazuar Loic Remyn nga Las Palmas.

Francezi iu bashkua klubit spanjoll si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për 1.5 milion euro.

Ish-sulmuesi i Chelseat me Las Palmas shënoi pesë gola në 12 paraqitje. Getafe për të siguruar shërbimet e tij mposhti Watfordin nga Liga Premier.

31-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë edhe e klubeve si: Lyon, Lens, Nice, Marseille, QPR, Newcastle dhe Crystal Palace.

Për të gjitha këto klube ai ka shënuar 109 gola në 307 paraqitje në të gjitha garat.

Ai për Përfaqësuesen e Francës është paraqitur në 31 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola.

Pas 21 xhirosh në La Liga, Getafe renditet në vendin e nëntë, kurse Las Palmas në pozitën e 19-të. /Telegrafi/