Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Pedro Rocha zgjidhet presidenti i ri i RFEF

2024/04/pedro-rocha.jpg
680:"(FILES) Spanish football federation (RFEF) acting president Pedro Rocha looks on following a press conference at the Ciudad del Futbol training facilities in Las Rozas de Madrid on September 18, 2023. The Spanish government on April 25, 2024 announced it will "oversee" the country's scandal-hit football federation (RFEF) to deal with its current crisis. Already shaken by the scandal of Luis Rubiales' forced kiss on world champion Jenni Hermoso last summer, the RFEF is now at the centre of a corruption investigation which led to the indictment of the former football strongman and his interim successor at the head of the Federation, Pedro Rocha. (Photo by Thomas COEX / AFP)
3:"AFP

Tashmë është zyrtare: Pedro Rocha është presidenti i ri i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) sipas rezolutës së Komisionit Zgjedhor dhe siç është planifikuar në kalendarin zgjedhor.

Në rezolutën e Komisionit thuhet se "të premten, më 12 prill, ky Bord Zgjedhor ra dakord të shpallte Z. Pedro Angel Rocha Junco si kandidatin e vetëm për Presidencën e RFEF-së”.

Ecuria e afateve të mëpasshme ka bërë që ai të shpallet këtë të premte president i ri i Federatës Spanjolle.

Rezoluta u miratua pasi të hënën Komisioni refuzoi ankesën e Miguel Galan kundër anëtarëve të Asamblesë që kishin humbur këtë status.

Pas kësaj procedure (Pedro Rocha ishte i vetmi parakandidat që arriti të mbledhë miratimet e nevojshme për t'u shpallur kandidat), presidenti tashmë duhet të krijojë një Bord Drejtues dhe të thërrasë zgjedhjet për të gjitha organet federative, duke filluar nga Asambleja e Përgjithshme.

Në parim, Rocha nuk do të kandidonte në këto zgjedhje të reja, të cilat gjithsesi do të mbahen pas Lojërave Olimpike të kësaj vere në Paris. /Telegrafi/