Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Napoli transferon Verdin, bëhet shitja më e shtrenjtë në histori të Bolognas  

2018/06/Verdi.jpg
240:"BOLOGNA, ITALY - MAY 13: Simone Verdi of Bologna FC looks on during the serie A match between Bologna FC and AC Chievo Verona at Stadio Renato Dall'Ara on May 13, 2018 in Bologna, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Simone Verdi zyrtarisht është një lojtar i Napolit pas përfundimit të transferimit prej 25 milionë eurosh nga Bologna dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare.

Ylli italian ka përfunduar gjatë ditës testet mjekësore në klinikën e Villa Stuart të Romës.

Pastaj Verdi udhëton për në zyrat e presidentit Aurelio De Laurentiis për të nënshkruar kontratën e tij me Napolin.

Zyrtarizimi i italianit si lojtar i ri i Napolit erdhi me anë të një videoje në Twitter - "50 hijet e Verdit".

Verdi ishte në prag të një lëvizjeje në janar dhe të dy klubet u pajtuan me kushtet, por ai e refuzoi atë, duke këmbëngulur se donte t'i jepte fund sezonit në Stadio Dall'Ara.

Verdi njihet për eksplozivitetin e tij (Getty Images)

Tani që sezoni ka përfunduar me 10 gola dhe 10 asistime në 34 paraqitje në Serie A, 25-vjeçari ka pranuar kalimin në San Paolo.

Verdi mbush 26 vjet muajin e ardhshëm dhe Milani gjithashtu do të përfitojë, pasi ata mbajnë 20 për qind të çmimit në sajë të marrëveshjes ku e shitën atë në Bologna për vetëm 1.5 milionë euro në verën e vitit 2016.

Sipas Sky Soprt Italia, Verdi kërkohej edhe nga Interi dhe Roma, teksa kjo e bën atë shitjen më fitimprurëse në historinë e Bolognas. /Telegrafi/