Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Moyes jep dorëheqje nga Sunderlandi

2017/05/moyes-1.jpg

David Moyes nuk do të jetë më trajner i skuadrës angleze, Sunderland.

Sunderland ka humbur epitetin e skuadrës elitare të Ligës Premier, pasi janë rrezuar një kategori më poshtë, në Championship.

Trajneri i skuadrës ishte skocezi i njohur, David Moyes, i cili ka njoftuar dorëheqjen e tij si menaxher i klubit.

“Do të doja të falënderoj bordit për këtë mundësi dhe tifozët për të qenë gjithnjë kaq shumë përkrahës për klubin e tyre”, ka thënë fillimisht Moyes.

“Uroj lojtarët dhe pasardhësin tim në përpjekjet e tyre drejt rikthimit në Ligën Premier”, përfundoi trajneri skocez. /Telegrafi/