Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Lazio 'blindon' dy lojtarët kryesorë të skuadrës

2018/10/Lazio-Immobile.jpg
240:"ROME, ROME - APRIL 22: Ciro Immobile of SS lazio celebrates a third goal with his team mates during the serie A match between SS Lazio and UC Sampdoria at Stadio Olimpico on April 22, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Lazio ka njoftuar rinovimin e kontratave edhe për shumë vite tjera me dy yjet më të mëdha të klubit, Ciro Immobile dhe Sergej Milinkovic-Savic.

Klubi nga kryeqyteti italian ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar sezonin e fundit në Serie A, por në mungesë fati nuk arritën një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Lazio e mbylli sezonin në pozitën e pestë dhe shkoi në Ligën e Evropës, por në sy ranë disa lojtarët të cilët u bënë cak i ofertave të mëdha nga klubet evropiane.

Janë pikërisht sulmuesi italian, Immobile dhe mesfushori Milionkovic-Savic, të cilët ishin më të kërkuarit në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, edhe përkundër ofertave thuajse të pa-rezistueshme, drejtuesit e klubi arritën t'i mbajnë ata në skuadër edhe për këtë sezon.

Përveç kësaj, sot (e hënë) Lazio ka njoftuar se ka rinovuar kontratat edhe për shumë vite, apo më saktë deri në vitin 2023.

Marrëveshja e re e konfirmuar nga faqja zyrtare e Lazios thotë se Immobile ka nënshkruar kontratën e përmirësuar dhe tani fiton 3.2 milionë euro në sezon.

Në anën tjetër, mesfushori i njohur si 'SMS' do të fitojë tre milionë euro në sezon plus bonuse, teksa nuk ka ndonjë klauzolë largimi në kontratën e re.

Ndryshe, Immobile në sezonin e fundit u zgjodh golashënuesi i vitit së bashku me Icardin me nga 29 gola, ndërsa këtë vit ka katër gola nga shtatë ndeshje. Savic gjithashtu ndihmoi klubin me 12 gola dhe tri asistime. /Telegrafi/