Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës nga Manchester City (Foto)

2016/04/NewcastleUnitedvManchesterCityPremierFMdqLJu2TVTx.jpg

Skuadra angleze Manchester City ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.
I fundit që është transferuar tek ish-kampionët e Anglisë është mesfushori i talentuar ukrainas Oleksandr Zinchenko.

Talenti 19-vjeçar është blerja e katërt për Cityn këtë verë, pasi më parë ata kanë transferuar edhe Noliton, Ilkay Gundogan si dhe australianin Aaron Mooy.

Zinchenko u transferua tek City nga skuadra UFA, ndërsa për të interesim kishte shfaqur edhe Roma dhe Borussia Dortmund.

Në 26 ndeshje në elitën e futbollit rus, Zinchenko ka shënuar dy gola për UFA-në. /Telegrafi/