Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Jorginho lojtar i Chelseat

2018/07/5D047280-4C3F-4E9F-AF0A-010B33D3DE48.jpeg

Chelsea ka konfirmuar tranaferimin e mesfushorit të Napolit, Jorginho. 

Mesfushori kështu i bashkohet trajnerit të tij të deritanishëm, Maurizio Sarri.

"Jam vërtet i entuziazmuar që jam bërë pjesë e Chelseat, një klubi kaq të madh", ka deklaruar Jorginho.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin londinez.

Besohet se transferimi i Jorginhos është i lidhur me shkëputjen e kontratës së Sarrit.

Kjo sepse operacioni besohet se u realizua për 57 milionë euro plus 8 milionë euro bonuse. /Telegrafi/