Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Huntelaar rikthehet në Ajax

2017/06/huntelaar-e1496323619639.jpg
32:"© Twitter - Klaas Jan Huntelaar

Ajax ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin veteran Klaas Jan Huntelaar.

Holandezi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën ku kishte luajtur gjatë periudhës 2006-2009.

Ai shkaku i një lëndimi të marrë në fillim të sezonit të kaluar, luajti vetëm pesë ndeshje në Bundesliga për Schalke 04, transmeton Telegrafi.

Huntelaar me këtë rast ka thënë se është i kënaqur që është rikthyer në vendlindje dhe se do të përpiqet të bëhet kampion me skuadrën.

Futbollisti 33-vjeçar gjatë karrierës ka luajtur gjithashtu edhe për Milanin dhe Real Madridin ndërsa ka djersitur 76 herë fanellën e kombëtares. /Telegrafi/