Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Federata e Australisë dënon Besart Berishën (Video)

2016/04/berishaa8.jpg

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha është dënuar nga Federata e Futbollit të Australisë.
Prishtinasi u ndëshkua me karton të kuq në takim ndaj Wellington Phoenix pas një gjesti jo sportiv.

Pas një faulli në Berishën, ky i fundit goditi kundërshtarin me këmbë dhe u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor.

Ndërkohë pas pamjeve filmike, Besart Berisha është dënuar me dy ndeshje mos lojë në elitën e futbollit australian.

Berisha do të mungojë për Melbournen pikërisht ndaj liderit Brisbane Roar e cila është ish-skuadra e Besartit si dhe ndeshjen e fundit në kampionat.

Pra kampionati i rregullt ka përfunduar për Besartin, ndërsa ai do të rikthehet në ndeshjen e parë të 'Play-Off'-it. /Telegrafi/