Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Erjon Kastrati transferohet te Trepça

2022/06/289578122_1451045092007701_2271983772581415857_n-1-e1656011367578.jpg

Trepça ka bërë goditjen më të madhe këtë afat kalimtar veror në elitën e basketbollit kosovar.

'Minatorët' kanë arritur ta marrin njërin nga basketbollistët më të mirë në Kosovë, Erjon Kastratin.

Fundori kosovar u largua nga Ylli gjatë ditës së sotme dhe zyrtarizoi transferimin në Mitrovicë te Trepça.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me nën kampionin kosovar.

Ka qenë faqja zyrtare e Trepçës që ka zyrtarizuar transferimin e Kastrati.

"Mirësevjen në qytetin e Basketbollit Erjon. Erjon Kastrati i bashkohet projektit tonë, për 3 vitet e ardhshme", ka shkruar faqja zyrtare e 'Minatorëve'. /Telegrafi/