Zyrtare: Donat Hasanaj transferohet te Ferizaj
13/06/2022
FC Ferizaj po vazhon të përforcohet për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.
Ferizajasit sot kanë prezantuar transferimin e ri, Donat Hasanaj.
Mbrojtësi i ri së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit, ndërsa më parë ishte pjesë e Prishtines, Flamurtarit dhe Dritës.
Hasanaj është transferimi i gjashtë në merkato te Ferizaj, pasi klubi më parë ka zyrtarizuar edhe pesë nënshkrime të reja.


