Zyrtare: Dermaku nënshkruan kontratë trevjeçare me Leccen
30/08/2021
Kastriot Dermaku është përforcimi i Lecces në fazën e mbrojtjes – thuhet në një njoftim zyrtar.
Mbrojtësi 29 vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin që bën gara në Serie B.
“US Lecce njofton se i ka siguruar të drejtat sportive të futbollistit Kastriot Dermaku nga Parma Calcio”.
“Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Dermaku në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Empoli e Parma, ndërsa në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Lecce. /Telegrafi/


