Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Defoe transferohet te Bournemouthi (Foto)

2017/06/defoe-e1498745726555.jpg

Jermain Defoe është lojtari më i ri i skuadrës së Bournemouthit. 

Sulmuesi anglez ka vendosur të ndahet me Sunderlandin pas rënies nga kategoria e nivelit më të lartë të futbollit anglez, Ligës Premier.

Megjithatë, Defoe do të mbetet në kampionatin anglez, pasi ka arritur marrëveshje me skuadrën e Bournemouthit.

Defoe ka nënshkruar marrëveshje tre vjeçare me Bournemouthin, ndërsa për të është një rikthim te kjo skuadër.

34-vjeçari anglez ka luajtur në këtë skuadër gjatë sezonit 2000-2001. /Telegrafi/