Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Chelseat i përgjysmohet dënimi, mund të transferojnë nga janari

2019/12/Chelsea-Logo.jpg
262:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 27: A sunset behind the corner flag inside the stadium ahead the FA Cup Fourth Round match between Chelsea and Sheffield Wednesday at Stamford Bridge on January 27, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi anglez, Chelsea është i lirë të transferojë futbollistë nga afati i ardhshëm kalimtar, pasi FIFA ka vendosur t'ia përgjysmojë dënimin. ​

Chelsea është dënuar në shkurt nga FIFA me një ndalesë transferimesh për dy afatet e ardhshme kalimtare për shkeljen e rregullave rreth transferimit të të miturve.

Dënimi i shqiptuar nga FIFA parashihte që Blutë e Londrës të mos munden të transferojnë lojtarë në afatin e kaluar të verës dhe të dimërit.

Megjithatë, tashmë është vendosur që atyre t'i përgjysmohet dënimi dhe ata do të jenë të lirë të transferojnë lojtarë nga muaji i ardhshëm.

Është Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka marrë këtë vendim.

"Chelsea është i lirë të nënshkruajë lojtarë nga janari pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport përgjysmoi ndalesën e transferimit të klubit", thuhet në njoftim.

/Telegrafi/