Zyrtare: Biabiany i bashkohet Milanit
01/09/2014
26-vjeçari do ta forcojë akoma më shumë fazën ofensive të Rossonerëve për sezonin ri.
“Mirë se vjen Biabiany në familjen kuqezi”, shkruan në njoftimin e Milanit në Twitter.
Francezi për pak sa nuk iu bashkua Milanit në afatin e janarit, kur marrëveshja dështoi pasi dy klubet nuk arritën në një pikë të përbashkët.
Në ndërkohë, 32-vjeçari Zacardo do të kthehet në Stadio Ennio Tardini. /Telegrafi/


