Zyrtare: Adis Beciragic, trajner i ri i Trepçës
23/05/2023
Klubi basketbollistik nga Mitrovica, Trepça ka njoftuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të ri, Adis Beciragic.
Trepça humbi para disa ditësh mundësinë për t’u shpallur kampion i Kosovës, pasi u mposht nga Peja me rezultat 3:2 nga pesë ndeshje të “Play-Off”-it.
Humbja në ndeshjen e fundit në “Minatori” erdhi edhe për shkak të disa problemeve dhe largimit të trajnerit Engin Gencoglu.
Megjithatë, “Minatorët” nuk kanë qëndruar duarkryeq dhe tashmë kanë emëruar trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për një emër të njohur si Beciragic, i cili është përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës dhe ka drejtuar para disa sezonesh Pejën dhe në dy sezonet e fundit Golden Eagle Yllin.


