Please enter at least 3 characters.

Zv.ministri Morina inspekton urat problematike në Gjakovë, paralajmëron ndërhyrje urgjente

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Zef Morina, ka zhvilluar një vizitë në Gjakovë, ku ka inspektuar nga afër gjendjen e disa urave problematike në këtë komunë.

Gjatë vizitës, Morina fillimisht ka qëndruar te ura e Vugovës, e njohur për aksidente të shpeshta.

Ai theksoi se në këtë segment janë regjistruar raste të shumta me dëme materiale, por edhe aksidente me pasoja fatale, duke e cilësuar ndërhyrjen institucionale si të domosdoshme dhe urgjente.

Më pas, zëvendësministri ka vizituar edhe urën në fshatin Moglicë, e cila së fundmi, si pasojë e vërshimeve, ka qenë e pakalueshme.

Ai pa nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe nënvizoi nevojën për rehabilitim të menjëhershëm të infrastrukturës.

Morina bëri të ditur se institucionet do të ndërmarrin së shpejti hapa konkretë për realizimin e projekteve që synojnë ndërhyrje në këto zona problematike, me qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e qarkullimit për qytetarët.