ZTE Blade Q Mini, telefon i mençur për vetëm 72 euro!
20/01/2014
ZTE Blade Q Mini tani është në dispozicion në Virgin Mobile në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa telefoni i ri i mençur vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen 4 inç në WVGA TFT dhe rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve.
Blade Q Mini mbështetet nga procesori dual core Cortex A7 në 1.3GHz, dhe gjithashtu përmban 1GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.
Nëse përdoruesit do të kenë nevojë për më shumë memorie, ZTE Blade Q Mini e mundëson këtë pasi që telefoni sjell edhe portin për kartelën microSD, si dhe kamerën e pasme me 5MP për foto dhe video.
ZTE Blade Q Mini vjen me Android 4.2 Jelly Bean, dhe tani është në dispozicion për vetëm 72 euro, nëse porositet nga Mbretëria e Bashkuar. / Telegrafi /


