Please enter at least 3 characters.

Zoran Dimitrievski, Tatjana Dukovska dhe Maja Markova janë zgjedhur gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në RMV

2020/10/gjykata-e-larte-mk.png

Zoran Dimitrievski, Tatjana Dukovska dhe Maja Markova janë zgjedhur për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë nga Këshilli Gjyqësor.

Dimitrievski kandidoi disa herë për Gjykatën e Lartë, por nuk u zgjodh.

Pas tij për fushën penale u zgjodh edhe Tatjana Dukovska, gjithashtu gjyqtare shumëvjeçare në Gjykatën e Apelit.

Maja Markova, e cila ka punuar edhe si gjyqtare në Gjykatën e Apelit, ka marrë besimin e anëtarëve për fushën civile në Gjykatën e Lartë./Telegrafi/