Please enter at least 3 characters.

Zoe Saldana reagon ndaj publikimi të fotografive, ku shfaqet një femër e zhveshur dhe thuhet se është ajo

2019/12/ZoeSaldana-e1575240354145.jpg
211:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - NOVEMBER 02: Zoe Saldana attends the 2019 LACMA 2019 Art + Film Gala Presented By Gucci at LACMA on November 02, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Zoe Saldana nuk është aspak e turpshme kur është fjala për t'i mbrojtur të drejtat e saja.

Dhe pikërisht këtë, aktorja e ka bërë gjatë kësaj fundjave, me ç'rast e ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram për të reaguar ndaj atyre që po e etiketojnë për disa fotografi nudo, të cilat nuk janë të sajat.

41-vjeçarja e ka publikuar njërin prej imazheve duke i akuzuar ata që po i keqtrajtojnë dhe ofendojnë femrat.

(Foto: Instagram/zoesaldana)

"Kushdo dreqin qofsh, ndalo së postuari këtë fotografi false nudo duke pohuar se jam unë", e ka nisur ajo shkrimin në rrjetet sociale.

"Unë asnjëherë nuk kam pasur dhe kurrë nuk do të kem fotografi të këtilla të trupit tim apo të vetvetes. Kjo nuk është fotografi e vërtetë për këdo që e lexon këtë. Ky është keqtrajtim, ofendim dhe fyerje për femrat", ka shkruar më tej aktorja.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pretenduar se është pikërisht Zoe në fotografinë, në të cilën shfaqet një femër krejtësisht e zhveshur e cila ngjan me të, gjë që është mohuar nga Saldana. /Telegrafi/