Please enter at least 3 characters.

Zjarri në disa fshatra të Mitrovicës, policia thotë se ende vazhdon në përmasa të vogla

2022/07/zjarre.jpg

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një pjesë të pyllit në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, ku u rrezikuan edhe disa shtëpi.

Sipas raportit thuhet se banorët e dy shtëpive që rrezikoheshin nga zjarri janë evakuuar.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fsh. Zasell. Banorët e dy  shtëpive janë larguar”, thuhet në raport.

Policia më tej njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, FSK dhe KFOR-i.

“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht  por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport. /Telegrafi/