Mehmet Mehmeti zëvendës i komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë tha se gjendja me zjarre është nën kontroll.

“Jemi përqendruar tek poligoni ku ka qenë më rrezik, në fshatin Zasellë. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, janë organet e rendit ato që merren me to”, tha ai për RTK.

Sipas tij ekipet e zjarrfikësve janë në terren dhe për këtë i kanë ardhur në ndihmë edhe ekipet e zjarrfikësve nga Komuna e Vushtrisë.

“Në të njëjtën kohë kemi pasur tri vatra të zjarrit dhe jemi munduar të menaxhojmë sa më mirë situatën", tha ai.

Zjarri më i madh është ai në malet e fshatit Zasellë, më saktësisht në Kodrën e Cërrnushës.