ZJARRE TË SHUARA
01/05/2025
Poezi nga: Jessie R. FausetPërktheu: Maksim Rakipaj
Në qoftë paqe, kjo gjë pa pikë jete,
Më mirë grenxat, brejtje e urrejtjes.
Më mirë një plagë që do mjekim
Se kjo qetësi gri!
Kjo fashitka dhëmbjen? Dhëmbjen më mirë,
Nata pa gjumë, dita e zymtë e mpirë,
Më mirë gulçim, qarje me dënesë
Se pasioni të vdesë!


