Please enter at least 3 characters.

Zjarr në një shtëpi të braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim të bombolës së gazit

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi të braktisur në Prizren në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:00.

Sipas informacioneve, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Shtëpia, e cila nuk është në shfrytëzim, dyshohet se ishte përdorur për strehim nga një person i pastrehë.

Ai ka deklaruar se zjarri ka shpërthyer pasi një bombol gazi i ka rënë aksidentalisht, duke shkaktuar ndezjen e flakëve.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rrethanat e incidentit po hetohen. /Telegrafi/