Please enter at least 3 characters.

Zimbabveja voton për herë të parë pa Mugaben

2018/07/ap-5.jpg

Qytetarët në Zimbabve votojnë sot në zgjedhjet e para pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe.

Presidenti themelues i këtij vendi, Mugabe, u rrëzua në një puç vitin e kaluar, pas pothuajse katër dekadash në pushtet.

Garuesit kryesorë në zgjedhjet e sotme presidenciale janë presidenti në detyrë, Emmerson Mnangagwa, nga partia qeverisëse Zanu-PF, dhe udhëheqësi i opozitës, Nelson Chamisa.

Rezultatet priten më 14 gusht.

Sondazhet i japin Mnangagwas, 75 vjeç, epërsi të vogël ndaj rivalit të tij 40-vjeçar, i cili udhëheq Lëvizjen për Ndryshim Demokratik. /Rel/