Please enter at least 3 characters.

Zidane në vend të Sarrit te Chelsea

2019/02/Zidane.jpg
246:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 18: Head coach Zinedine Zidane of Real Madrid reacts during the La Liga match between Real Betis and Real Madrid at Benito Villamrin stadium on February 18, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Chelsea thuhet se e ka humbur besimin te Maurizio Sarri dhe pritet ta angazhojë Zinedine Zidanen.

Sipas "The Sun", që e përshkruan historinë si një ekskluzivitet, italiani ka 'humbur mbështetjen' te zyrtarët e klubit londinez ndërkohë që francezi ka një 'mbështetje në rritje'.

Ish-strategu i Real Madridit aktualisht është i papunë pasi u largua nga madrilenët në fund të sezonit të kaluar dhe gazeta shpjegon se është shumë i prirur për të shkuar në Ligën Premier.

Maurizio Sarri (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Për më tepër, emërimi i Zidanes do të 'inkurajonte' Eden Hazard të nënshkruante një kontratë të re, pasi idol e ka ish-shefin e Los Blancos.

Zidane udhëhoqi mbretërit drejt tre titujve të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve dhe një titull spanjoll midis 2016 dhe 2018.

Sarri, nga ana tjetër, thuhet se po përballet me një revoltë lojtarësh pas humbjeve të rënda të kohëve të fundit, megjithëse, është në finale të EFL Cup.

Ndryshe, Chelsea aktualisht zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore me 50 pikë, po aq sa ka edhe Arsenali. /Telegrafi/