Please enter at least 3 characters.

Zidane: Kur humbim, më shkarkojnë - kur fitojmë, mbetem trajner

2019/09/ZinedineZidaneSmile-e1569339321346.jpg
268:"SEVILLE, SPAIN - SEPTEMBER 22: Head coach Zinedine Zidane of Real Madrid looks on prior to the start the La Liga match between Sevilla FC and Real Madrid CF at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on September 22, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është paraqitur në konferencën për media në Valdebebas, një ditë para ndeshjes së radhës, kundër Osasunas.

Mbretërit janë nikoqirë në këtë përballje në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma, ndërsa sfida vjen pas fitores së rëndësishme kundër Sevillas në fundjavë.

"Kur humbim, unë shkarkohem, ndërsa kur fitojmë, unë mbetem. Gjithmonë ka qenë kështu dhe kështu do të vazhdojë të jetë", është përgjigjur Zidane kur është pyetur në lidhje me thashethemet për të ardhmen e tij.

"Nesër (e mërkurë) është një ndeshje dhe çfarë të ndodhë do të ndodhë", ka theksuar francezi lidhur me takimin ndaj Osasunas.

"Duhet të zhvillojmë lojë të mrekullueshme, me intensitetin e njëjtë dhe të njëjtën dëshirë. Kjo është ajo që më intereson mua", ka deklaruar trajneri i Los Blancos. /Telegrafi/