Please enter at least 3 characters.

Zidane i lumtur me fitoren ndaj Getafes: Ligë e vështirë, pikët janë shumë të rëndësishme

2020/01/Zidane-vs-Getafe-e1578162522817.jpg
257:"GETAFE, SPAIN - JANUARY 04: Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid gives his team instructions during the La Liga match between Getafe CF and Real Madrid CF at Coliseum Alfonso Perez on January 04, 2020 in Getafe, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane ndihet i lumtur me fitoren e ekipit të tij, Real Madridit në udhëtim te Getafe me rezultat 3-0.

Mbretërit fituan pastër në udhëtimin e tyre tek rivali lokal, duke e rikthyer pozitën e parë në tabelë.

Pas ndeshjes, trajneri Zidane u pa i lumtur, duke theksuar përfshirjen e lojtarëve të tij dhe rëndësinë e tre pikëve në këtë takim.

“Është një fushë e vështirë këtu, por ne arritëm të fitojë. E rëndësishme ishte që luftuam për fitoren. Ne morëm një rezultat të mirë. E dinim që do të luanim kundër një ekipi të komplikuar, por ia arritëm”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Ne e filluam vitin mirë, pasi që gjithmonë na thonë që filloni keq”.

“Për ne është e rëndësishme të fitojmë pikë sepse është një ligë shumë e komplikuar. Djemtë janë futur nga minuta e parë me një intensitet të madh”.

Francezi gjithashtu pas ndeshjes lavdëroi edhe portierin belg, Thibaut Courtois dhe mesfushori kroat, Luka Modric, për paraqitjen e tyre. /Telegrafi/