Please enter at least 3 characters.

Zhvillimet në Kosovë, reagon shefi i OSBE-së: Jam i shqetësuar me veprimet e fundit

2022/11/tan2017-2-27_124418630_6-scaled.jpg
409:"Beograd, 27. februara 2017.- Sef Delegacije EU u Srbiji Majkl Devenport (na slici) govori na svecanom potpisivanju Memoranduma o saradnji i razmevanju izmedju Ministarstva drzavne uprave i lokalne samouprave, Kancelarije Saveta Evrope u Beogradu i 20 lokalnih samouprava, u okviru projekta Evropske unije i Saveta Evrope "Upravljanje ljudskim resursima u lokalnoj samoupravi". FOTO TANJUG/ DIMITRIJE GOLL/ nr
6:"TANJUG

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është shprehur i shqetësuar për zhvillimet e fundit, pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Në një deklaratë Davenport u ka bërë thirrje palëve që të mos lejojnë që dallimet për çështjet aktuale të kërcënojnë ato që janë arritur në vitet e fundit.

“Integrimi i Policisë së Kosovës dhe gjyqësorit ka qenë shumë i rëndësishëm për të mbajtur dhe forcuar sundimin e ligjit në Kosovë, dhe për të ruajtur interesat e komuniteteve joshumicë. Jam i shqetësuar nga veprimet e fundit dhe deklaratat që kërcënojnë këtë integrim, që është një nga përfitimet më të mëdha të dialogut të ndihmuar nga BE-ja, dhe nga i cili kanë përfituar gjitha komunitetet. U bëjë thirrje palëve që të mos lejojnë që dallimet për çështjet aktuale të kërcënojnë ato që janë arritur në vitet e fundit”, thuhet në deklaratën e Davenport.

Shefi i OSBE-së, ka kërkuar një angazhim politik proaktiv nga Prishtina dhe Beogradi me synim për të arritur përparim drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve.

“Dua të shprehi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së në Kosovë për të vazhduar përkrahjen e integrimit të Policisë dhe gjyqësorit, dhe brenda mandatit të vetë të përkrahë implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog. Është esenciale një angazhim më i madh në dialog për të ruajtur interesat dhe po ashtu për sigurinë e të gjithëve”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/