Please enter at least 3 characters.

Zhegrova vazhdon me formë të jashtëzakonshme, shënon edhe ndaj Lyon

2023/02/1383023067-scaled.jpeg
266:"LILLE, FRANCE - MARCH 06: Edon Zhegrova of Lille OSC celebrates after scoring his team's 4th goal during the Ligue 1 Uber Eats match between Lille OSC and Clermont Foot at Stade Pierre Mauroy on March 6, 2022 in Lille, France. (Photo by Sylvain Lefevre/Getty Images)
12:"Getty Images

Edon Zhegrova po vazhdon me formë fantastike në Francë me fanellën e Lille.

Reprezentuesi i Kosovës, ka realizuar edhe në Kupën e Francës në sfidën ndaj Lyonit në udhëtim.

Sulmuesi prishtinas shënoi në minutën e 64-të duke barazuar shifrat në 2-2.

Zhegrova mori një pasim të mirë nga Remy Cabella dhe me një goditje të fuqishme shënoi në portën e Lille.

Kujtojmë që anësori ishte fantastik edhe në fundjavë ku realizoi një gol dhe dhuroi dy asistime në fitoren e Lilles.

Zhegrova po kalon formë të mirë para ndeshjeve të Kosovës në maj. /Telegrafi/