Please enter at least 3 characters.

Zhegra sfidon Prishtinën

2016/01/zhegra-sfidon-prishtin-euml-n_hd.jpg

Bardhekaltrit vijnë pas tri humbjesh radhazi dhe do të mundohen t’u kthehen fitoreve, në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 16:30, shkruan Zëri.

Një ndeshje interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Drenicës, e cila do të zhvillohet po ashtu të dielën, nga ora 17:00. Ky duel do ta përcaktojë edhe skuadrën që do të përfundojë në fundin e tabelës.

Të shtunën zhvillohet një duel tjetër, ku do të luajnë komshinjtë, Kosova e Vushtrrisë dhe Samadrexha. Kurse, Besa Famiglia e ka zhvilluar dje duelin e parë të kësaj xhiroje me Kastriotin.